Transmetuar më 25-06-2020, 19:45

Një gjykatëse në SHBA vendosi për lirimin me kusht të mërkurën për një garanci prej në 1 milion dollarë, për një mjeke e cila akuzohet se qëlloi për vdekje burrin e saj para dy fëmijëve të tyre.

Si fillim ajo duhet të lërë 100 mijë dollarë derisa të mbyllen hetimet dhe të jepet vendimi, nëse do të shpallet apo jo fajtore.

Një doktoreshë ka vrarë me armë burrin e saj para dy fëmijëve të vegjël.

Mbi motivet, ajo deklaroi në polici, ai “e pa shtrembër”.

Nga të dhënat, 31 vjeçarja Kathleen Jourdan, raportohet se ka vrarë burrin 35 vjeçar Joshua pasi ai ndaloi makinën në anë të rrugës në Nebraska, të SHBA, gjatë një debati më 17 qershor.

Joshua Jourdan kishte marrë në telefon dikë në Georgia për të ndërmjetësuar por gruaja e tij nxorri pistoletën nga kroskoti i makinës dhe e qëlloi për vdekje.

Më vonë ajo pretendoi se i shoqi i kishte dhënë “një shikim” dhe kishte ngritur krahun në një mënyrë që e kishte bërë të trembej për jetën e saj dhe të familjes.

Joshua vdiq pasi u godit dy herë në gjoks. Dy djemtë e çiftit ishin në sediljen e pasme të makinë dhe dëshmuan vrasjen e të atit.

Familja ishte duke u zhvendosur nga Omaha për në Scottsdale në Nebraska, kur ndodhi ngjarja.

Pas vrasjes së të shoqit, Jourdan kishte telefonuar policinë duke u treguar ngjarjen. Ajo pretendoi se nuk donte ta qëllonte

Mjekja qëndroi në makinë deri sa erdhën autoritetet.

Jourdan punon si mjeke në qendrën mjekësore të Universitetit të Nebraska. Dyshohet se ata ishin konfliktuar më herët dhe nuk ishin të dy dakord për t’u zhvendosur.

/NOA.al