Transmetuar më 25-06-2020, 18:36

Edhe Kosova po përballet me agresivitetin e koronavirusit, ku rastet shtohen çdo ditë.

Së fundmi ka ndërruar jetë një pacient i prekur me virusin Covid.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar nga Istogu që prej tre ditësh ishte në gjendje të rëndë.

Kështu, ka shkuar në 41 numri i personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë Kosova, si disa vende të tjera të Ballkanit, ka shënuar një rritje të rasteve të reja, teksa regjistron 2 mijë e 363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1 mijë e 171 janë shëruar. /k.k/noa.al/