Transmetuar më 25-06-2020, 11:11

Përqafimi i parë pas 101 ditësh të ndarë. Është kjo fotografia prekëse e Maria dhe Guido, përkatësisht 93 dhe 100 vjeç, të cilët u ritakuan pas tre muajsh larg për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në 70 vite martesë, çifti i bashkëshortëve italianë nga Castano Primo, në Milanese, nuk ishin ndarë asnjëherë.

Guido u dërgua në një shtëpi kurimi, menjëherë pas mbylljes së vendit prej pandemisë së Covid-19.

Gruaja e tij Maria 93 vjeçe, duhet të bashkohej pak ditë më vonë me të, por për shkak të izolimit të detyruar të strukturës, hyrja e saj pranë të shoqit, ndodhi pas 101 ditësh.

Fotografia e çiftit është ndarë nga kryebashkiaku i Castano Primo, Giuseppe Pignatiello.

Për 101 ditë, Guido u lut çdo mëngjes që të përqafonte të shoqen dhe kur e pa tha, “unë nuk jetoj pa të”.

Ai i mori dorën dhe i tha së shoqes. “Tani nuk do ndahemi më”, ndërsa ajo ia ktheu, “të kam sjell këmisha të reja”. /a.y/noa.al