Transmetuar më 24-06-2020, 16:03

Fëmijët inteligjentë dallohen nga të tjerët në disa elementë, por pesë janë kryesore.

Fëmija është kurioz – Një ndër karakteristikat është kurioziteti ekstrem i fëmijës. Ai vëzhgon me kujdes lodrat, kuptojnë menjëherë si funksionojnë, dëgjon me vëmendje bisedat e të rriturve dhe pyet gjithmonë pse ndodhin gjërat.

Gjen zgjidhje për gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tuaj – Pra ai mëson si funksionojnë mekanizma të caktuar apo gjen zgjidhje duke tentuar vetë dhe pa kërkuar ndihmë.

Ka dëshirë të qëndrojë me të rriturit – Në vend të lojës me bashkëmoshatarët ai parapëlqen të qëndrojë me të rriturit, të bëjë gjëra me ta, të bëjë lojëra më të vështira, etj.

Inteligjenca e fëmijës mund të vlerësohet edhe nga lojërat që ai preferon të bëjë – Një fëmijë që preferon lojërat e vështira dhe e lodhin ato që nuk vendosin në punë logjikën, ka diçka të veçantë. Por kjo nuk do të thotë se një fëmijë inteligjent nuk e pëlqen lojën në natyrë.

Fëmija inteligjent ka aftësinë që në moshë të vogël të imagjinojë histori dhe sajojë personazhe jashtë botës së realitetit. I pëlqen gjithashtu të dëgjojë histori.Duhet të themi se fëmija është inteligjent në mënyra të ndryshme. /k.k/noa.al/