Transmetuar më 23-06-2020, 23:10
Stambolli është përfshirë nga një stuhi e fortë gjatë mesditës së sotme, e cila ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të madh turk.
Disa rrugë janë të bllokuara prej ujit, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë duke kontrolluar banesat për kafshë apo njerëz të bllokuar nga uji.
Meteorologët e kanë shpjeguar këtë stuhi me një fenomen të rrallë natyror që ndodh në këtë zonë.
Sipas tyre, ky është sezoni i “super pikave” të shiut, të cilat lëshohen mbi qytet kryesisht në maj dhe qershor duke shkaktuar reshje si këto të sotmet.
#İstanbul gök gürültülü sağanak yağmurun yaninda #dolu ve #hortum u da teslim oldu. 2020 istanbul da pic.twitter.com/vSlohEmLeJ
— Thomas SHELBY (@peakyblindersFK) June 23, 2020
Më poshtë keni pamjet që duken apokalitike.