Transmetuar më 23-06-2020, 22:50

Një kallamar gjigand ka shokuar pushuesit në plazhin e Britannia Bay në Afrikën e Jugut për shkak të dimensioneve të tij të mëdha.

Sipas atyre që kanë dhënë alarmin, ishte akoma  gjallë, por për ata që kanë qenë të pranishëm nuk ka qenë e mundur të kthehej në ujë dhe të provohej të shpëtohej, pikërisht për shkak të përmasave të jashtëzakonshme.

Kallamari gjigant ka përfunduar nga plazhi i Britannia Bay, direkt në Muzeun Iziko të Cape Town.

Ekzemplari, i gjatë mbi katër metra dhe mbi 270 kilogramë, po studiohet tani nga disa biologë detarë, duke parë se bëhet fjalë për një nga kallamarët më gjigantë të të gjitha kohërave.

Ju mund të shihni disa nga fotot e këtij ekzemplari./noa.al/