Transmetuar më 23-06-2020, 20:51

Tetë fëmijë janë mbytur në lumin Fu, në Kinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë, raportojnë autoritetet.

Një prej fëmijëve ishte në rrezik në ujë, dhe shtatë të tjerët shkuan në ndihmë të shokut të tyre.

Për fat të keq të gjithë u mbytën.

Trupat e tyre janë gjetur ditën e sotme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, mbytja është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën moshën 14 vjeç në Kinë.

Ministria kineze e shëndetësisë vlerëson se rreth 57 mijë njerëz mbyten çdo vit në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/