Transmetuar më 23-06-2020, 20:35

Një tërmet i fortë me epiqendër pranë zonës turistike të Huatulco tronditi sot zona të ndryshme të Meksikës jugore dhe qendrore.

Përveç dëmeve materiale tërmeti ka vrarë të paktën një person dhe la të plagosur një tjetër në shtetin jugor meksikan të Oaxaca.

Agjencia Gjeologjike e ShBA-së tha se tërmeti që goditi në 10:29 të mëngjesit të sotëm Meksikën, me kohën lokale, kishte një madhësi 7.4 dhe kishte epiqendër bregdetin e Paqësorit, në Oaxaca.

Në videon më poshtë shfaqen dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e forta në Bosques de Las Lomas, ku vihet re trotuari i ndarë në dy pjesë, i cili hapet dhe mbyllet nga fuqia e tërmetit.

Shihni videon:/noa.al/