Transmetuar më 23-06-2020, 19:41

Edhe pse është vendi nga ku koronavirusi u shfaq dhe u përhap në gjithë botën, Kina sërish duket se nuk do të heqë dorë nga asnjë prej traditave të përvitshme.

Kështu, ka filluar në qytetin Yulin festivali i mishit të qenve, që në fakt çdo vit stimulon reagime të ashpra të shoqatave që mbrojnë kafshët.

“Është çnjerëzore dhe barbare”, citohet të ketë thënë Jeffrey Bari, themeluesi i organizatës “No Dogs Left Behind”, e cila mban rreth 200 qen në rrethime të mëdha teli në periferi të kryeqytetit kinez dhe i ristrehon ata.

Siç bëhet e ditur, aktivistët shpëtojnë qindra qen çdo vit duke “bastisur” thertore dhe duke ndjekur kamionët.

Ata thonë se tregtarët vjedhin kafshët shtëpiake dhe endacakët dhe i transportojnë ato në distanca të gjata, kryesisht në jug të vendit. /k.k/noa.al/