Transmetuar më 22-06-2020, 22:17

Me arsyetimin se ishte shumë vapë, një infermiere në Rusi u fotografua para disa javësh teksa u shërbente pacientëve me koronavirus, e veshur vetëm me të brendshme.

Për këtë gjë ajo mori edhe u pushua nga puna nga autoritetet e spitalit.

Infermierja 23-vjeçare e identifikuar vetëm si Nadia Zhukova, mori një valë të gjerë mbështetjeje online, madje dhe kërkesa që shefat e saj në spital të heqin vendimin kundër saj.

Mirëpo, së fundmi raportohet se Nadia ka lidhur një kontratë si modele me një linjë ruse të veshjeve sportive.

E intervistuar nga mediat vendase, në lidhje me këtë ndryshim të ri në jetën e saj, 23-vjeçarja tha: "Ndihem ende në siklet për të folur për atë që ndodhi me foton. Mbaj mend që sapo po ndërrohej turni dhe po ndërrohesha, më fotografuan dhe më pas dihet. Nuk e njihja veten, mbylla të gjitha rrjete sociale sepse ndihesha e turpëruar".

Më tej Nadia shtoi:

"U ndjeva e vlerësuar nga kolegët që më mbështetën shumë. Ndihem me fat që lidha një kontratë modelingu, ndihem e vlerësuar. Kjo është një nga pasionet e mia të fëmijërisë. Por edhe mjekësia gjithashtu. Nuk kam hequr dorë nga ajo ëndërr, shpejt do të rinis studimet"./noa.al/