Transmetuar më 22-06-2020, 21:35

Blogerja e famshme ruse, 18 vjeçe, e cila u bë milionere që në moshën 15 vjeçe, ka humbur jetën aksidentalisht në Bali.

Rusja Anastasia Tropitsel pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë aksidentit, që ndodhi gjatë pushimeve ku kishte shkuar me të dashurin e saj.

I dashuri i saj tha që ajo filloi të ‘tundej’ gjatë ecjes me rreth 60 km në orë dhe më pas humbi kontrollin.

Ajo kishte mbetur në Bali, kryeqyteti indonezian, për mbylljes për shkak të Covid-19, ndërsa vendosi të udhëtonte për në ishull me qëllim për të rritur fansat në Instagramin e saj

Ajo konsiderohej si një influencuese në internet dhe madje prej suksesit që pati në rrjetet sociale u bë milionere që në moshën 15 vjeçe, transmeton NOA.al.

Teksa udhëtonte me një Kawasaki në ishullin e Indonezisë, adoleshentja gjeti vdekjen, ndërsa i dashuri i saj Viktor Maydanovich, 30 vjeç, tha se ishte me biçikletë pranë saj. Sipas tij, Anastasia pasi humbi kontrollin, u përplas me një gardh.

Momentet e saj të fundit pak para se të hipte në biçikletë e tregonin teksa filmonte veten në pasqyrën e automjetit dhe pamjet përreth plazhit.

Anastasia si blogere u bë e njohur që në moshën 12 vjeçe.

/NOA.al