Transmetuar më 21-06-2020, 12:41

Një grua nga Britania e Madhe shpërtheu në lot pasi gjeti disa letra në mur, të vendosura aty që nga fëmijëria e saj.

Kimberley Colbeck, 36 vjeç, zbuloi shkrimet që kishin kaq vite të plurosura, të cilat i kishte shkruar bashkë me motrën e saj, dhe vëllain.

Një ndërtues që po merrej me rikonstruktimin e shtëpisë, ka gjetur letra të shkruara 30 vite më parë nga 3 fëmijët e familjes, Andrew 13 vjeç, Christopher 8 vjeç dhe Kimberley e cila ishte vetëm 3 vjeç.

Kimberley e emocionuar nga këto gjetje, i ka publikuar në rrjetet sociale.

"Unë qava kur pashë për herë të parë këto shënime. Vëllai im i madh Andrew vdiq dy vjet më parë. Ishte vërtet emocionuese të shihje shkrimet e tij", tha ajo.

Njëra prej letrave ishte fshehur në një shishe qelqi të vogël. Ata kishin shkruar emrat, moshat dhe datën që ndodheshin momentalisht në atë kohë.

Mesazhi  që Andrew kishte shkruar: Sot është Dita e Shën Valentinit 14/2/89, dhe dita e ditëlindjes sime. /k.k/noa.al/