Transmetuar më 21-06-2020, 12:06

Një burrë nga Italia kishte premtuar se nëse do shërohej nga koronavirusi, atëherë do të bënte tatuazh në trup ishullin e Siçilisë.

Ettore Cononni, 61 vjeç, tanimë e kaloi këtë sprovë dhe mbajti premtimin e dhënë.

Ai bëri tatuazhin e ishullit në gjoksin e tij me emrat e mjekëve dhe infermierëve që i shërbyen.

Një gjest mirënjohjeje në lidhje me Siçilinë dhe mbi të gjitha për të mbajtur gjithmonë në kujtimet e tij mjekët dhe infermierët që i shpëtuan jetën.

Consonni u transferua në Palermo për shkak të mungesës së shtretërve në spitalet nëLombardi dhe kur u zgjua nga koma, pas 23 ditësh, zbuloi që gjendej në Palermo. /k.k/noa.al/