Transmetuar më 20-06-2020, 15:46

Ky është horoskopi për ditën e diel 21 qershor 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Nëse dikush nuk ndan të njëjtin mendim me ju, është e kotë që të shpenzoni energji duke debatuar. Duhet të relaksoheni dhe të çliroheni nga mendimet. Në punë, duhet të reflektoni lidhur me atë që doni të bëni dhe mundohuni që të shkëputeni disa ditë.

Demi

Dielli dhe Hëna favorizojnë rikuperimin, dhe ju do të keni dëshirë për të bërë më shumë nga sa po bëni aktualisht. Nëse dikush ju nervozon, mundohuni që ta shmangni. Nga ana tjetër, jeni duke shpenzuar më shumë nga sa fitoni, ndaj tregohuni të matur.

Binjakët

Ky është momenti i duhur, sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me dashurinë. Në punë jeni ju që keni komandën, ndaj mundohuni që të çoni përpara vetëm gjërat që i keni përzemër. Kujdes me të lindurit e shenjës së virgjëreshës dhe shigjetarit. Jeni disi të lodhur, por në punë mund të ketë zhvillime të reja.

Gaforrja

Dielli dhe Hëna në shenjën tuaj, do të bëjnë që të përjetoni emocione të rëndësishme. Duhet të veproni dhe të mos mbeteni në vend. Megjithatë mundohuni që të merrni më shumë kohë për veten dhe të mos e çoni dëm.

Luani

E diela paraqitet mjaft e favorshme sa i takon dashurisë. Nëse prej kohësh jeni vetëm, tashmë keni nevojë që të mendoni për të ndryshuar situatën aktuale. Ky është muaji i duhur për kërkesa dhe vendime që kanë të bëjnë me punën.

Virgjëresha

Hëna do të jetë në anën tuaj, por diçka e tillë mund të mos mjaftojë. Çiftet që kanë pasur probleme gjatë këtij muaji, duhet të presin edhe pak për të gjetur zgjidhje. Në punë do të ketë tensione dhe ndryshime.

Peshorja

Merrni më shumë kohë në dashuri dhe përpiquni të mos diskutoni lidhur me çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën. Do të ndiheni disi të lodhur gjatë kësaj dite. Kujdes duhet treguar me financat, pasi mund të ketë më shumë shpenzime se të ardhurat.

Akrepi

Dashuria paraqitet mjaft mirë gjatë kësaj dite. Ky është momenti për të marrë një vendim në dashuri, ose për të bërë përpara. Në punë, duhet të mendoni për të ardhmen në mënyrë që të merrni kënaqësi.

Shigjetari

Kjo është një ditë mjaft e veçantë sa i takon ndjenjave. Merrni pak më shumë kohë për veten dhe mos i bëni gjërat me nxitim. Mund të hasni në probleme, me personat që punojnë me ju. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të bërë projekte afatgjata.

Bricjapi

Në dashuri ruani qetësinë dhe merrni kohën që ju duhet për të bërë gjërat. Mund të nervozoheni lehtësisht. Me ndikimin e Hënës dhe Diellit, mund të ndiheni nën ritmin e duhur. Mundohuni veçse të mos bini pre e provokimeve.

Ujori

Mund të ndiheni të acaruar gjatë kësaj dite dhe mund të debatoni me dikë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me paratë, shkruan noa.al. Në punë, një problem i cili iu shqetëson prej kohësh, do të gjejë zgjidhje.

Peshqit

Me një njeri të cilin e keni larg, tani gjërat do të ecin më mirë. Duhet të dëgjoni më shumë të tjerët dhe të ndiqni emocionet tuaja. Në punë do ju duhet që të sforcoheni, në mënyrë që ti bëni gjërat të funksionojnë. /a.y/noa.al