Transmetuar më 19-06-2020, 16:32

Edhe pse historia e saj është publikuar vite më parë, ia vlen që herë pas here ta risjellim në vëmendje të publikut, si një shembull kuptimplotë se asgjë nuk është e paarritshme në këtë jetë.

Vëhet fjalë për Najat Belkacem, vajzën nga Franca që fëmijërinë e vet e kaloi në varfëri, duke ruajtur delet.

Lindi në fshatin e Nadorit më 1977, një zonë e largët e Marokut.

Babai i saj ishte në Francë dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.

Dhe kështu që Najat u transferua në periferinë e Amiensit më 1982. Ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin.

Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.

Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.

Më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëherë.

Më 2012-ën, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.

Dhe më në fund në 2014-n ajo u emërua Ministre e Arsimit. /k.k/noa.al/