Transmetuar më 17-06-2020, 18:54

Gazetari i lajmeve në televizioni kombëtar Top Channel, Ilir Paço është përballur me një ‘furtunë’ reagimesh në rrjetet sociale, pas gjestit të tij më të fundit, duke i dal krah rolit të minoritarit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë gjatë një aksioni të policisë shqiptarë në jug të vendit.

I njohur për qendrimet e tij pro nacionaliste greke, Ilir Paço, iu jepte vazhdimisht pëlqime madje edhe "zemra" statuseve që shkruheshin për ekstremistin grek Kostandinos Kacifas i cili mbeti i vrarë në Bularat.

Sikur të mos mjaftonte kjo, spikeri i lajmeve Paço ka shkruar së fundmi "i pavdekshëm", referuar figurës së Kacifas.

Kaq është dashur dhe rrjeti ka hyrë në profilin e tij, duke e sharë e ofenduar rëndë.

Ilir Paço pjesë e një televizioni kombëtar shqiptar teksa mbrojti hapur ekstremistin grek, duket se nuk e ka duruar gjithë këtë, duke mbyllur profilin e tij në rrjetet sociale, për mos u përballur me gjithë reagimet e shqiptarëve.

Paço i ka ndërmarrë këto veprime pas reagimeve të shumta në median sociale, ku gazetari u diskreditua hapur. Ai ngrinte në piedestal të ashtuquajturën “Ushtria e Vorio-Epirit” dhe terroristin Kacifas, në postimet e një portali grek, Himara.gr.

Po ashtu edhe në një postim tjetër dukeshin qartë qendrimet e tij, në atë postim ku grupet ekstremiste greke shanin e ofendonin shqiptarët dhe kryesisht Marin Memen, për publikimin e fakteve të herë pas hershme ndaj padrejtësive që bëjnë grekët ndaj shqiptarëve. Por Ilir Paço, edhe pse koleg në një televizion me Marin Memën, komentonte dhe i frymëzonte këto grupe.

/NOA.al