Transmetuar më 17-06-2020, 14:20

Ministrja e Financave, Anila Denaj njoftoi sot se është alokuar fondi nga buxheti i shtetit për rimbursimi i penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë jashtë shtetit prej thyerjes së afateve të qëndrimit.

Nëpërmjet një mesazhi drejtuar qytetarëve ministrja njoftoi rimbursimin e penaliteteve të vendosura për shkak të tejkalimit të afateve të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 mars deri më 1 qershor 2020.

“Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lekë. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet”, u shpreh Denaj.

Ajo bëri me dije se për çdo ankesë mund të shkruhet në adresën tatimet.gov.al. /a.y/noa.al