Transmetuar më 16-06-2020, 17:58

Dy fëmijë humbën jetën në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara.

Teafan, 4 vjeç, dhe Ryan, 3 vjeç, u lanë mbyllur në makinë nga babai i tyre Dustin Lee Dennis.

Dennis thuhet se ka lënë 2 fëmjët e tij të mbyllur në makinë për 5 orë, dhe për pasojë ata kanë humbur jetën.

Babai i fëmijëve ka deklaruar në polici se kishte shkuar me makinë në dyqan dhe më pas ishte kthyer në shtëpi të merrte një sy gjumë.

Pasi u zgjua, ai u kujtua se fëmijët e tij i kishte mbyllur në makinë dhe kur shkoi i gjeti ata të vdekur për shkak të temperaturës së lartë. /k.k/noa.al/