Transmetuar më 15-06-2020, 21:06

Një vajzë 22 vjeçare është arrestuar pasi goditi me thikë pas një sherri mbesën e këngëtarit legjendar Michael Jackson.

Ajo e goditi atë shtatë herë me thikë, duke i rrezikuar jetën. Dyshohet se konflikti lindi pas një sherri për motive të dobëta.

Pamjet e marra pas sulmit të pretenduar në Las Vegas më 30 maj tregojnë se Angela Bonell, 22 vjeçe, është kapur dhe larguar nga policët, ndërsa Yasmine Jackson mbetet e plagosur në rrugë.

Angela Bonell e goditi infermieren Yasmine Jackson pas një debati mbi dallimet racore duke e lënë të plagosur në tokë, ndërsa e kishte qëlluar me thikë në fytyrë dhe kokë.

Xhekson – e cila është gjithashtu mbesa e këngëtarit Michael dhe e motrës së tij Janet – ndau imazhe grafike për dëmtimet e saj të tmerrshme pas sulmit të pretenduar pranë shtëpisë së saj më 30 maj.

Bonell akuzohet për krim të urrejtjes dhe përpjekje për vrasje me armë vdekjeprurëse.

/NOA.al