Transmetuar më 15-06-2020, 20:00

Edhe pse janë hapur kufinjtë me BE-në, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ka njoftuar se të gjitha fluturimet e planifikuara për datën 16 qershor janë anuluar.

Kujtojmë se nga aeroporti i Prishtinës udhëtojnë edhe shumë nga shqiptarët e Shqipërisë.

Për shkak të Covid-19 aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur, nënvizuan autoritetet.

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë nëpërmjet një shkrimi në Facebook pati paralajmëruar hapjen e shpejtë të aeroportit. /NOA.al