Transmetuar më 15-06-2020, 14:55

Popullsia japoneze ndonëse konsumon shumë oriz, karakterizohet nga një tipar, eleganca. Më poshtë sjellim pesë sekrete të bukurisë së tyre, të cilat i bëjnë që të duken gjithmonë të rinj dhe në formë.

Dietë pa yndyra shtazore– Regjimi ushqimor i japonezëve nuk parashikon marrjen e yndyrave shtazore, të cilët cilësohen si armiqtë e vërtetë të shëndetin. Japonezët nuk hanë çdo gjë që konsumohet në perëndim, si ushqimet e konservuara apo produkte fast foodi.

Shumë perime- Oriz dhe karbohidrate, por gjithmonë të kombinuara me një vakt të bollshëm me perime të stinës. Kjo gjë ju mundëson që të ngopen, duke konsumuar më pak se ne. Ndër të tjera, perimet e furnizojnë organizmin me gjithçka që ka nevojë.

Omega 3- Japonezët konsumojnë shumë peshk, një produkt i domosdoshëm kur flitet për formën e mirë fizike dhe të pasur me omega 3. Bëhet fjalë për produkt i cili i bën mirë zemrës dhe trurit.

Pinë shumë çaj– Përdorin në masë çajin jeshil, të cilin e konsumojnë thuajse tre herë në ditë, shkruan noa.al. Ky çaj ka veti pastruese, si dhe ndihmon në funksionimin e metabolizmit.

Ecin shumë- Japonezët konsumojnë së paku 10 mijë hapa në ditë, si dhe mundohen të përdorin sa më pak mjetet e transportit. /a.y/noa.al