Transmetuar më 14-06-2020, 23:28

“Ndihem me faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”.

Kjo është deklarata e një të moshuari amerikan, i cili i mbijetoi koronavirusit.

Michael Flor, 70 vjeç, arriti ta mposhtte koronavirusin pasi qëndori 2 muaj në spital ku mori trajtimin e nevojshëm.

Mediat amerikane filluan ta quanin edhe “djali i mrekullisë”, për shkak se ia doli të mbijetonte edhe pas 29 ditëve që qëndroi në respirator.

Por jo gjithçka ka shkuar mirë për të moshuarin, pasi kur doli nga spitali fatura e shërbimeve ishte vërtëtë marramendëse, plot 1 milionë e 122 mijë e 501 dollarë.

Flor është i siguruar dhe nuk do ta paguajë të gjithë vetë këtë faturë, por edhe pjesa që ai ka për të paguar është vërtetë e madhe.

Bashkëshortja e tij thotë se në momentin që ishte i kthjellët, ai i kishte kërkuar që të dilte nga spitali sepse nuk do ta përballonin dot qëndrimin aty./noa.al/