Transmetuar më 14-06-2020, 21:26

Mjafton Luftëtari, Partizani i jep fund krizës së thellë.

Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani fitoi me një rezultat shumë të thellë, 8-1 ndaj Luftëtarit, duke u kthyer të fitoret që i mungonin prej shumë kohësh të kuqve.

Pritej një pjesë e dytë në administrim nga Partizani, pas 3 golave në pjesën e parë, por ekipi vendas nuk u ndal dhe vazhdoi të shënonte me Çinarin, autogolin e Dragoshit, Braun dhe në fund të riut Cara, për të vulosur një fitore të thellë 8-1 që e largon për momentin nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Trajneri italian Adolfo Sormani tha pas ndeshjes se, "Partizani ka luajtur mirë dhe në ndeshjet e tjetra. Nuk është vetëm kjo sfida kur skuadra ka luajtur bukur dhe ka prodhuar lojë. Kjo ishte një provë e mirë, ku skuadra diti si të shprehej në fushën e lojës".

Lidhur me krizën ai shtoi: Skuadra stërvitet gjithmonë mirë dhe me intesitet të lartë. Ekipi është më i përgatitur për të kaluar sfida jo vetëm të lehta në letër, por edhe të vështira. Besoj se i ka të gjitha cilësitë për të shkuar më tej.

Ndërsa për mundësinë që kampionët në fuqi të arrijnë Kupat e Europës, Sormani nëvizoi:

"Skuadra ka gjetur besimin dhe ka ditur si të shprehet. Nëse tregojmë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri, atëherë pse jo mund të pretendojmë për të arritur diçka tjetër".

Partizani i humbi dy ndeshjet e para, pas pauzës prej pandemisë.

Partizani-Luftëtari 8-1

Shënues: 8′, 17′, 45’+1′, 69′ Çinari, 29′ Broja, 80′ (ag) Dragoshi, 81′ Braun, 90’+3′ (p) Cara / 38′ Lika

Partizani: Teqja, Idrizaj, Belica (46′ Bitri), Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro (61′ Ferati), Llanaj (61′ Cara), Bardhi (46′ Solomon), Çinari (75′ Braun). Trajner: A. Sormani

Luftëtari: Shala, Çela (75′ Brahlika), Çelaj (67′ Qato), Dragoshi, Duka, Dushkaj (67′ Haxhiu), Hyseni, Isufi, Lala (27′ Tahiri), Lika, Mehmetllari (70′ Zijai). Trajner: N. Novi

Kartonë të verdhë: Kordeiro, Broja, Ferati / Isufi, Hyseni

Karton i Kuq: Hyseni

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

/NOA.al