Transmetuar më 14-06-2020, 12:25

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës, në Kosovë. Një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrarë një 17-vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.

Rastin e ka konfirmuar Policia dhe Prokuroria e Pejës.

“Janë komshi, burri është 58-vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të  Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim.

Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, ka thënë Nikçi.