Transmetuar më 10-06-2020, 14:23

Në një konferencë me ministren e Financave Anila Denaj dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria mori dje një përgjigje spektakolare nga tregjet e kapitaleve sa i përket eurobondit.

Gjithçka lidhur mundësinë që i është dhënë Shqipërisë për të marrë eurobondin prej 650 milionë eurosh, lloj borxhi me interesa të ulëta, për një afat shtatë vjeçar.

Rama tha se kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve, duke arritur një rezultat që inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen.

“Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecvantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori”, u shpreh Rama.

Lidhur me akuzat e opozitës, për borxhin në kurriz të shqiptarët, ai i cilësoi avaz të vjetër "si fluturimi i balonës tabake pa bisht”.

Rama deklaroi se eurobondi është për një afat 7 vjet dhe me interes 3.625%.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është ajo që ndodh me çdo vend kur del në tregjet e kapitaleve, që merr vlerësimin me situatën në aspektin në të gjitha tregjet ekonomik, merr vlerësimin me riskun.

Ai shtoi se falë shifrave reale të financave e të ekonomisë sonë, reflektuar në Librin e Llogarive të Shtetit dhe një vlerësimi real të ecurisë së reformave e të të dhënave makroekonomike të vendit, Tregjet e Kapitaleve reaguan me pozitivitet mbresëlënës në financimin e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se me këtë arritje domethënëse, ne jemi gati të vëmë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Ri Ekonomik e Social të Shqipërisë. /a.y/noa.al