Qeveria e Kosovës heq orarin për lëvizjen që nga dita e sotme si dhe lehtëson rregullat për gjithë ata që hyjnë në kufi.
Ndërsa testi për koronavirusin kërkohet ende, ata që e kanë atë nuk duhet të vetizolohen, ndërsa të tjerët për shtatë ditë do të vetizolohen.
Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:
– Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
-Ata që nuk kanë testin detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
– Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
– Deri me datë 20 qershor 2020, do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.
Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër Covid-19 mbetet e njëjtë. /a.y/noa.al