Transmetuar më 07-06-2020, 10:27

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, përmes një njoftimi dërguar mediave, thotë se pak ditë më parë kompania Albchrome dhe sindikata, Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar një kontratë të re kolektive.

Albchrome ka marrë përsipër që të aplikojë në vijim, një rritje page 10-13% për punëtorët. E saj.

Sindikata thotë se është meritë edhe e saj e mundësisë për rritje të mëtejshme pagash në minierat e Albchrome.

Sakaq, kompania Albchrome, ka përfshirë në kontratën e re edhe shpërblime të ndryshme për festa fetare dhe kombëtare, si dhe shpërblim dy punëtorëve më të dalluar të çdo muaji. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ku bëjnë pjesë disa prej minatorëve, thotë se nuk do t’i reshtë përpjekjet që punëtorët të fitojnë pagën, të drejtat dhe dinjitetin që meritojnë. Në këtë pikë ajo thotë se me kontratën e re, minatorëve u hiqet e drejta e protestës përmes grevës. Megjithatë në këtë kontratë nuk ka një pikë të tillë.