Transmetuar më 06-06-2020, 18:06

Të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e skuadrës së Tiranës janë të pastër, pasi testet për koronavirusin kanë dalë negative.

Pas sfidës me Bylisin të mërkurën ku skuadra e Emanuel Egbo fitoi me rezultatin 1 me 3 asnjë nga lojtarët nuk rezultoi i prekur me koronavirus.

Ky lajm i jep "dritën jeshile" takimit të së dielës mes Luftëtarit dhe Tiranës.

Pas gjithë kësaj rrëmuje që erdhi nga Instancat Shtetërore, bardheblutë e kanë kryer testimin për të parë ndonjë rast infektimi të mundshëm për koronavirus, por të gjithë kanë rezultuar negativ dhe ky është një lajm fantastik për futbollin shqiptar, pasi do të mbyllet normalisht dhe nuk do të ketë pengesa siç u raportua ditën e djeshme.

Pritet që së shpejt klubi bardheblu të dalë me një komunikatë nëpërmjet faqes zyrtare në lidhje me përgjigjet e tamponëve të kryera mëngjesin e ditës së sotme./noa.al/