Transmetuar më 30-05-2020, 22:57
Foto ilustruese

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një hotel pranë Laçit. Viktimë e krimit ka mbetur një burrë 37 vjeçar, por raportohet edhe për dy persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër vendit të quajtur kryqi i Gjormit.

Policia tha se një person ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

Raportohet se viktima është Bujar Lika, rreth 37 vjeç, ndërsa janë dhe dy të plagosur, njëri është 53 vjeçari Paulin Gjergji dhe tjetri, është K. Tusha, 21 vjeç, raporton noa.al.

Forca policore gjenden në vendngjarje./noa.al/