Transmetuar më 30-05-2020, 17:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës, 16:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, pranë Kalasë.

Një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar djalin 17-vjeçar, Jaup Bekotaraj, banues në Radhimë, raporton noa.al.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe tha se po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave./noa.al/