Transmetuar më 29-05-2020, 21:30

Policia në Peqin ka dështuar sonte në përpjekjen për të kapur dhe arrestuar një person i cili u identifikua të kishte plagosur me armë një të ri sonte në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit, ku si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasi Besnik Hasballa, 31 vjeç, banues në Peqin. I riu është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan  në vendngjarje dhe pas veprimeve të shpejta  bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M. Megjithatë policia nuk e ka lokalizuar të dyshuarin dhe tha se po vijon puna intensive për kapjen e  tij.

Kurse grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /noa.al/