Transmetuar më 29-05-2020, 18:56

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim inkurajon palët politike që të përmbyllin Reformën Zgjedhore.

Diplomatja kërkon që puna të vazhdojë edhe në fundjave, në mënyrë që në datën 31 maj të kemi konkretizim të kësaj reforme.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur gjatë COVID).

Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, përcaktim i termit negociata. Ju jeni shumë pranë – mos pushoni, mos zhgënjeni”, thuhet në mesazhin e ambasadorea.

Në një postim të dytë në Tuiter, ambasadorja Kim ka falenderuar edhe Presidentin Meta për inkurajimin që kreu i shtetit i dha partive politike që të mbyllin reformën deri në 31 maj.

Ndërkohë, Këshilli Politik u mblodhsërish sot për të negociuar mbi propozimet. Qeveria tranzitore është “molla e ndaluar” për mazhorancën, ashtu sikundër është edhe e panegociueshme nga opozita, e cila e kërkon prej kohësh. /k.k/noa.al/