Transmetuar më 26-05-2020, 08:51

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, për zaptim plazhi dhe ndërtim pa leje.

Në vijim të kontrolleve të territorit, efektivët e policisë, në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, te Shkëmbi i Kavajës,  para lokalit të shtetasit I. K., kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Kështu uniformat blu bënë arrestimin në në flagrancë të I. K., 66 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”. /a.y/noa.al