Transmetuar më 24-05-2020, 17:14

Floreta Bytyqi, është oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila shërbeu në Qendrën Korrektuese në Lipjan e cila ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Siç njoftuan familjarët e saj, e reja ka vdekur pas një sëmundjeje që i mori jetën brenda një periudhe të shkurtër, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe vlerësoi se vdekja e Floretës është humbje e madhe për këtë institucion, duke marrë parasysh kontributin e saj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkëpunëtores tonë, Floreta Bytyqi. Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Varrimi i të ndjerës u bë sot në varrezat e fshatit Qylagë të Lipjanit, vetëm nga rrethi i saj i ngushtë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.