Transmetuar më 24-05-2020, 08:38

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Falja ka nisur që në orët e para të mëngjesit, por në kushte si asnjëherë më parë.

Besimtarët u falën nën masa të rrepta për shkak të koronavirusit, sidomos në zonat e kuqe.

Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vijon me shtrimin e drekës.

Ndërkohë që vizitat familjare do të shmangen për shkak të situatës që po kalon mbarë bota.

Festa e Bajramit mbyll kështu muajin e Ramazanit. /k.k/noa.al/