Transmetuar më 23-05-2020, 23:54

Ndërron jetë ish-kryetari i Partisë Demokratike të Mirditës, Preng Toma.

Lajmin e bën të ditur Partia Demokratike, dega Mirditë, e cila shkruan se Toma vuante nga një semundje e rëndë.

Preng Toma ka qenë mësues i edukimit fizik për shumë vite e njekohësisht trajner i suksesshëm i ekipit legjendë të volejbollit të Minatorit të Rrëshenit.

Preng Toma ka qenë disa herë radhazi anëtar i kryesisë së Degës së Partise Demokratike Mirditë dhe njëkohesisht, kryetar i Degës për periudhën 2000-2003./noa.al/

Njoftimi nga Partia Demokratike, dega Mirditë

Ndahet nga jeta ish- kryetari i Partise Demokratike MIRDITE,PRENG TOMA .

Pas nje semundje te rende shuhet parakohe ne Itali , ish – drejtuesi i Deges se Partise Demokratike Mirdite dhe ish- kryetar i Komunese Kthelle dhe Bashkise Rreshen z Preng Toma , nen perkujdesjen e familjes tij , qe i sherbeu deri ne frymen e fundit te jetes se tij.

Preng Toma ka qene mesues i edukimit fizik per shume vite e njekohesisht trajner i suksesshem i ekipit legjende te volejbollit te Minatorit te Rreshenit.

Shume i votuar nga mirditoret pavaresisht bindjeve politike ne ballafafaqimet elektorale ne vendlindjen e tij Kthellen dhe ne Rreshen duke u mandatur si kryetar i njesive lokale respektive . Me vizion te qarte dhe me perkushtim dhe vecanerisht me nje arme te forte si askush , raportet shume te aferta me banoret respektive, ka justifikuar teresisht besimin , nepermjet ndryshimeve te rendesishme ne nivel lokal .

Eshte pikerisht raporti shume i afert. njerezor me mirditoret , qe e ben akoma me te ndjeshem dhimbjen e mirditoreve per humbjen e parakohshme te tij .

Preng Toma ka qene gjithmone shume i votuar nga strukturat dhe ne disa here radhazi ka qene anetar i kryesise se Deges Partise Demokratike Mirdite dhe njekohesisht dhe kryetar i Deges per periudhen 2000- 2003 , me arritje shume pozitive ne raundet elektorale.

Preng Toma mbetet jo vetem kontributore i rendesishem per PD , por dhe nje nder intelektualet potenciale te saj nder vite .

Ne emer te demokrateve mirditore dhe jo vetem shprehim ngushellimet me te thella familjes , te afermve , miqve dhe shokeve te tij !

Lamtumire miku dhe kolegu yne Preng Toma !