Transmetuar më 23-05-2020, 17:19

Një ngjarje e rëndë raportohet në Itali, ku një burrë ka qëlluar me armë zjarri gruan me të cilën ishte në proces divorci dhe djalin e tij por më pas është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Primavalle, një periferi e Romës.

Çifti i bashkëshortëve gjetën vdekjen sapo u dërguan në spital.

67-vjeçari u kishte hapur derën e shtëpisë së tij pasi gruaja dhe djali kishin shkuar për të marrë rroba dhe sende të tjera personale, sepse ata ishin larguar nga banesa.

Në kulmin e një grindjeje të ashpër me gruan e tij (e cila shpërtheu për arsye që nuk dihen ende), ai fillimisht e qëlloi me thikë dhe më pas me armë.

Kur plumbi preku djalin, 67-vjeçari u vetëvra.

“Kjo vrasje është si pasojë e koronavirusit. Njerëzit kanë frikë nga ideja e vdekjes, nervat janë të tensionuara. Shpresojmë që mjekët së shpejti të gjejnë trajtime të vërteta dhe një vaksinë, sepse kjo nuk është jetë”, thanë disa nga banorët e lagjes për mediat vendase.