Transmetuar më 23-05-2020, 11:42

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaron se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pa marrë parasysh pengesat.

Mesazhi i kryediplomates amerikane në vendin tonë, u dha pas takimit që pati me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Duke publikuar një fotografi me anëtarët, Kim thotë se Kolegji i Posaçëm i Apelit ka një punë të vështirë, por vetingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e shqiptarëve.

“SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”, shkruan ambasadorja.

Kim është takuar edhe me dy Komisionerët Publikë, më 21 maj.

Liddhur me këtë takim ajo shkruan, “Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta vazhdojmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!” /a.y/noa.al