Transmetuar më 21-05-2020, 21:42

Është shoqëruar me debate të forta përballja live në emisionin “Real Story”, në News24, mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela, i cili u dhunua nga policia, gjatë protestës së 17 majit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryeministri Rama i tha gazetarit Lela se nuk është dhunuar aspak, por nga ana e tij, gazetari hoqi pantallonat dhe i tregoi shenjat e dhunës te këmbët.

Pjesë nga debati:

Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.

Rama: Si urdhëron zoti prokuror

Lela: Po më dhunon për herë të dytë..

Rama: Trego dhe sillu me edukatë.

Lela: Gënjeve me këtë që the

Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.

Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty, i xhestit futjes hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit

Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.

Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se sit ë pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.

Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.

Lela: E interpretive si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)

Rama: Nuk më interesojnë fare.

Lela: E meriton.

Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.

Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.

Rama: Ti do të tregosh…

Lela: Më lër të flas.

Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nk ka gopditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.

Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…

Rama: Nuk ka goditje.

Lela: Çfarë rreziku përbëja unë për policinë?

Rama: Nëse ju z.Lela pretendoni se tërheqja juaj për krahësh është…