Transmetuar më 21-05-2020, 14:51

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi në një dalje për mediat ndaj deklaratave të bëra në parlament nga Kryeministri Edi Rama.

Ajo deklaroi se Rama tregoi haluçinacione që i rrotullohen rreth kokës si te filmi “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ndërsa shtoi se rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, po janë rrënojat e institucionit, rrënojat që me bandat e tij rrënoi një shtet dhe një popull të tërë.

Ajo tha se “Edi Rama ëndërroi gjithë jetën të luajë në atë skenë prandaj e shkatërroi, se paaftësia e tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në atë skenë”.

Në vijim fjalën e tij në Parlament e cilësoi si një aktrim medioker, në panik dhe jo profesional.

“Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, nuk do të ndalet njeri pa e shpaguar atë që u ka bërë qytetarëve. Ky njeri që i është servirur shoqërisë sonë si një njeri modern, me mendje të hapur, por nuk ishte gjë tjetër veçse një shkatërrues i të ardhmes së shqiptarëve. Nuk është shumica, por grabitës e hajdut i shumicës, ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që ka kopjuar. Unë nuk e çliroj dot Ramën nga varësia e vijave të bardha, Edi ik, çliro shpirtin tënd”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi e cilësoi Kryeministrin si njeri bastard që është peng i grupeve kriminale.

“Ishte në një situate, ku mezi rrinte në këmbë nga ndonjë efekt të ndonjë malli të pirë paradite”, tha ajo. /a.y/noa.al

“Teatri”, Rama: Basha në gjumë ëndërronte! Meta komedian, Berisha dramaturg plak! Mona-Desdemona