Transmetuar më 21-05-2020, 12:30

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke folur në seancën e sotme parlamentare u ndal në momentet e tensionit të krijuara pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai tha se Teatri po ngatërrohet me politikën dhe se kalimi i njerëzimit nga gjendja natyrore në gjendjen shoqërore, ku dhuna i delegohet një strukture të specializuar është një nga element kryesore ku njerëzimi kaloi nga barbaria te kultura.

“Diskutimet e fundit kanë targetuar Policinë e Shtetit, një diskutim për kulturën duke e shndërruar në një absurd konceptual, policia është parakusht që ekonomia dhe kultura të zhvillohet. E pafalshme dhe tragjike është që policia të ndodhet në mes të diskutimit për kulturën. Një nga prioritet e mëdha që ndjek unë në detyrën time është që me policinë e shtetit të mundësojmë që shteti shqiptar të mos rrëzohet sa herë që grupe të caktuara kanë një axhendë polike. Ça duhet të bënte policia në 17 maj, gjatë protestave të dhunshme, gjatë tërmetit, gjatë pandemisë? Po në 17 maj? Përgjigja ishte ‘hiqni kapelen’ Policisë së Shtetiy që nuk e realizoi dot në mënyrë demokratike. Kjo është të kthehemi shumë mbrapsht. Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp thirrjen ‘hiqni kapelen’, a e mendojnë qoftë një ditë Shqipërinë pa të, le të kujtohet 12 mars 1997 kur vendi nuk kishte policisë. I hoqën kapelet dhe ndodhi ajo që ndodhi, ndaj do të doja që të kishte një reflektim të madh jo vetëm politik, por edhe shoqëror”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve, ku shtatë policë mbetën të plagosur, ndërsa tha se nuk ka të dhëna për të lënduar mes protestuesve.

Sipas tij, kundërshtimi i policisë është vepër penale dhe se pasojat e veprimeve duhen pranuar.

“Kam dëgjuar që kërkojnë numrat e identifikimit, nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar, nëse kërkoni përgjegjësi penale kërkojeni për drejtuesit e tyre, çfarë ju duhen punonjësit individual, për ti intimiduar”, deklaroi ministri i Brendshëm. /a.y/noa.al