Transmetuar më 19-05-2020, 11:13

Nëntë persona janë proceduar nga policia e Tiranës, të akuzuar se kanë organizuar protestë të paligjshme pasditen e së hënës, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Efektivët e komisariatit nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin e Kombit, proceduan penalisht në gjendje të lirë

Robert Budinën, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Çlirim Gjata, Fatmir Mediu dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ata akuzohen veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al