Transmetuar më 18-05-2020, 21:30
Sophie Wilmes, kryeministrja e Belgjikës, vizitoi dje dy spitale, Shën Pjeter në Bruksel dhe Delta në Auderghem.
Por asaj iu rezervua një pritje e ftohtë.
Kur ajo mbërriti me eskortën e saj në Spitalin e Shën Pjetrit në Bruksel, stafi e përshëndeti me kurrizin e kthyer.
Përfaqësuesit e stafit më vonë sqaruan se punonjësit e shëndetit ishin të zhgënjyer nga veprimi i qeverisë gjatë pandemisë dhe qasja e saj ndaj kujdesit shëndetësor në përgjithësi.
Ata janë të pakënaqur me pagat e ulëta, mungesat e stafit dhe përpjekjet e qeverisë për të punësuar të pakualifikuar si ndihmë.
Shihni pamjet: