Transmetuar më 18-05-2020, 08:54

…Sot ndjehem shumë keq dhe s’di pse përnjëherë m’u tret gëzimi i ardhjes atje pasi të kalojë ky izolim.

Nga Kim Mehmeti

Ndjehem shumë keq. Më dhimbset Shqipëria e cila çdo gjë të re ndërton mbi gërmadhat e kujtesës mbi të vjetrën duke mbetur kështu pa mbamendje për vetveten.

Besomë më dhimbset shumë Shqipëria jo pse jam ndonjë atdhetar i përmasave të mëdha, po pse gjithmonë ëndërroja ta kemi një mëmëdhe që na përfaqëson mirë e jo mëmë nga e cila do turpërohemi.

Sot ndjehem shumë keq dhe s’di pse përnjëherë m’u tret gëzimi i ardhjes atje pasi të kalojë ky izolim.

Ndjehem si përjetë i izoluar në dështimin tim.