Transmetuar më 17-05-2020, 15:48

Situata e sotme në Shqipëri ka marrë edhe vëmendjen e shtypit të huaj.

Uashington Post ka rezervuar një pasqyrim të protestës dhe vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

"Policia shqiptare është përleshur me mbështetësit e opozitës, të cilët po protestonin për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të vendit në kryeqytetin e Tiranës.

Policia tërhoqi një grup artistësh dhe disa udhëheqës të opozitës larg ndërtesës në mëngjes të dielën e hershme, përpara se makineritë e rënda të fillonin shembjen", shkruan prestigjozja amerikane. /k.k/noa.al/