Transmetuar më 17-05-2020, 15:26

Qeveria gjermane i dha sot një shuplakë autoriteteve në Shqipëri duke pohuar se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një veprim i nxituar dhe i pakuptueshëm

Në një deklaratë të Ambasadorit Peter Zingraf, thuhet se "shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar".

"Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme", vijon deklarara duke shtuar:  "Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas".

Në këtë pikë, ambasadorit gjerman nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë thirrje ndaj të gjithë aktorëve për "dialog dhe vetëpërmbajtje".