Transmetuar më 15-05-2020, 00:15

Federata për trashëgiminë kulturore, "Europa Nostra", e konsideron të paligjshëm vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në Twitter, "Europa Nostra" shkruan se godina mbrohet nga ligji si dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.

“Ne jemi për kulturën e Evropës.

Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.

Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”- thuhet në reagim./noa.al/