Transmetuar më 14-05-2020, 22:07

Erion Veliaj ka "mbledhur" sot dhe jo të hënën siç ishte njoftuar, Këshillin Bashkiak të kontrolluar prej tij, duke firmosur një vendim që sanksionon shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës.

Vendimi në dy faqe, u bë publik pak minuta pasi kryeministri Edi Rama doli në TV dhe tha se teatri do të shkatërrohet ashtu siç ai desh këtu e 20 vite më parë kur ishte paraardhës i Veliajt dhe qeveria e majtë ia hodhi poshtë.

Vendimi i KB pritet të ekzekutohet deri pas 20 ditësh nëse respektohet ligji 139/2015 të cilit i referohet vendimi dhe ku thuhet: "Aktet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes".

Është e paqartë pse ky vendim i sotëm i dërgohet me urgjencë 24 orëshe policisë së Tiranës edhe pse do të duhen afro 3 javë që të marrë fuqi ligjore.

Sipas vendimit, shkatërrimi do të bëhet pasi ka një raport teknik që e konsideron teatrin të pamundur për ushtrim aktiviteti. Ky raport është firmosur nga personat më poshtë:

Vendimi i Këshillit të Bashkisë mban datën e sotme, ku thuhet se thuhet se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.

Dokumenti mban në fund firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gogu. Ndërkohë, teksa këshilli i Bashkisë merr vendimin për shembjen e teatrit, artisët vijojnë të protestojnë kundër këtyre vendimeve, ndërsa kjo protestë mbështetet dhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha.

Më herët sot, Erion Veliaj njoftoi se do të mblidhej të hënën që vjen, Këshilli Bashkiak dhe do të mbronte atje, planin e përbashkët me Ramën për teatër të ri.

Këto zhvillime kanë bërë që shumë njerëz të grumbullohen tek Teatri. Atje ka shkuar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha. Më herët presidenti Ilir Meta çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që të pezullohet plani për prishjen e Teatrit deri sa të vlerësohet kushtetueshmëria e vendimit të qeverisë. /noa.al/

Më poshtë gjeni edhe listën e anëtarëve të këtij Këshilli bashkiak, kontrolluar totalisht nga Veliaj.

Të hënën ora 11:00 📆do t'i prezantoj Këshillit Bashkiak planet për Teatrin e Ri. 🎭 Por, kjo 🎥 video DUHET parë si një…

Publiée par Erion Veliaj sur Jeudi 14 mai 2020