Transmetuar më 13-05-2020, 20:34

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e sotme, ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Smallushë të Lipijanit.

Me të shkuar në vendngjarje, Policia ka gjetur dy persona të lënduar në këmbë, ku më pas janë transportuar për në spital.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa.al/