Transmetuar më 12-05-2020, 10:21

Pesë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Giorgio në Shën Petërburg të Rusisë.

“Pesë pacientë të lidhur me pajisje respiratore prej koronavirusit, gjetën vdekjen nga zjarri”, deklaroi spitali.

Si pasojë e zjarrit të rënë gjatë natës mes të hënës dhe të martës, u bë evakuimi i 150 personave. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit u bë një qark i shkurtër i një prej pajisjeve respiratore.

Spitali ku ra zjarri ishte vënë në dispozicion të pacientëve të prekur me koronavirus, prej dy muajsh.

Sakaq duke nisur nga dita e sotme, Rusia nis lehtësimet e masave kufizuese, duke rinisur punën në disa sektorë.

Aktualisht Rusia renditet e treta për numrin e infektimeve me 232.243, pas SHBA-ve dhe Spanjës, ndërkohë që numri i viktimave qysh nga nisja e emergjencës ka shkuar në 2.116. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE